Lidhje

Aksidenti me 5 viktima në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçarja


Aksident, Gjirokastër
Aksident, Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës tha se arrestoi 22-vjeçaren Rexhina Celhaga e cila drejtonte një mjet tip “Land Rover”, që u pëprlas më një furgon udhëtarësh pasditen e së enjtes, në aksin e rrugës kombëtare Sarandë-Gjirokastër.

Nga aksidenti humbën jetën 5 njerëz, mes të cilëve dy turistë nga Ukraina. Katër persona të tjerë u plagosën dhe janë duke u trajtuar në spitalin e Gjirokastërs, jashtë rrezikut për jetën.

Polica tha se ka ngritur një grup hetimor për shkaqet e aksidentit.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, numri i aksidenteve në Shqipëri ishte 671 nga 505 që ishte për 6 muajt e parë të vitti 2020.

Ndërkohë numri i të aksidentuarve në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri ishte 875 persona, nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Sipas të dhënave zyrtare 105 persona humbën jetën në aksidente gjashtë muajt e parë të 2021, ndërkohë që për të njëtën periudhë në vitin 2020 humbën jetën 94 persona.

XS
SM
MD
LG