Lidhje

SHBA denoncon dënimet për aktivistët e opozitës bjelloruse


Belarus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken denoncoi dënimin e dy aktivistëve të opozitës bjelloruse, që organizuan protesta kundër Presidentit Alexander Lukashenko. Maria Kolesnikova dhe Maxim Znak, dy ndër figurat kryesore të Këshillit Koordinues të opozitës, u akuzuan të dielën për ekstremizëm dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Të dy ata i kanë hedhur poshtë akuzat. Kolesnikova u dënua me 11 vjet burgim dhe Znak me 10 vjet.

Seanca e gjyqit u mbajt me dyer të mbyllura dhe familjet e tyre u lejuan të ishin të pranishme vetëm për shpalljen e dënimit të hënën.

Mijëra vetë protestuan për muaj me radhë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, ku Lukashenko u shpall fitues. Partitë e opozitës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i konsiderojnë të manipuluara rezultatet e zgjedhjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG