Lidhje

Prokuroret afgane kanë frikë nga talebanët


Prokuroret afgane kanë frikë nga talebanët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:04 0:00

Prokuroret afgane kanë frikë nga talebanët dhe mijëra të burgosurit e liruar nga grupi militant. Këto gra, të cilat janë ende në Afganistan, po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë. Zëri i Amerikës bisedoi me disa prej këtyre prokuroreve dhe për arsye sigurie u ka mbuluar fytyrat dhe nuk i ka identifikuar me emër.

Gratë që punojnë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Kabul thonë se jeta e tyre është në rrezik.

Ato thonë se kanë frikë për jetën e tyre nën talebanët, sepse gjatë 20 viteve të fundit ky grup ka vrarë shumë prokurorë dhe zyrtarë të qeverisë.

Këto prokurore afgane po i kërkojnë komunitetit ndërkombëtar që t'i ndihmojë të zhvendosen në një vend më të sigurt. Një prej tyre bisedoi me Zërin e Amerikës përmes Skype-t. Për të siguruar identitetin e saj ne i mbuluam fytyrën.

“Nuk ndihemi të sigurta e madje nuk mund të dalim nga shtëpitë tona. Nuk jemi të qeta në asnjë moment. Kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare ta trajtojë seriozisht këtë çështje, veçanërisht për prokuroret gra, sepse jeta e tyre është në rrezik. Ato mund të vritet në çdo moment”.

Prokuroret thonë se ato gjithashtu ndihen të kërcënuara nga mijëra të burgosur, që u liruan nga talebanët muajin e kaluar kur grupi mori kontrollin e vendit.

“Ndihemi të kërcënuara jo vetëm nga talebanët, por edhe nga të burgosurit që u liruan. Kemi video dhe dokumente që tregojnë se talebanët kanë thënë se do të vënë në shënjestër prokuroret. Disa nga koleget tashmë kanë marrë mesazhe dhe telefonata për hakmarrje nga ata që ishin në burg. Prandaj, ne nuk ndihemi aspak të sigurta”, thotë për Zërin e Amerikës një prokurore, që për arsye sigurie nuk dëshiron të identifikohet.

Prokuroret janë gjithashtu të shqetësuara se talebanët do të zhbëjnë arritjet e të drejtave të grave gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë të drejtën e punës.

“Nuk mendoj se nën qeverinë e re, gratë do të jenë në gjendje të shkojnë në punë. Ndoshta disa gra, mjeket dhe mësueset, do të lejohen të punojnë.”

Muajin e kaluar, talebanët u bënë thirrje grave të qëndrojnë në shtëpi, duke e quajtur atë një masë të përkohshme për të mbrojtur gratë derisa grupi të dalë me një procedurë të re.

Talebanët kanë thënë se nuk janë kundër arsimimit dhe punësimit të grave, por gratë aktiviste janë thellësisht skeptike ndaj premtimeve të militantëve.

XS
SM
MD
LG