Lidhje

Shkup, arrin grupi i dytë prej 44 refugjatësh afganë


Në Aeroportin e Shkupit të mërkuren pasdite arriti një grup i ri prej 44 afganësh. Ata u pritën nga pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe më pas u drejtuan në hotele në zona pranë Shkupit. Autoritetet qeveritare thanë se atyre do t’u bëhet testi PCR për COVID-19 dhe do t'u ofrohet vaksinimi.

Në mesin e refugjatëve afganë kishte edhe fëmijë. Autoritetet në Shkup njoftuan se qyetarët afganë janë pjesë e një organizate humanitare ndërkombëtare që kishte vepruar në Afganistan në fushën e restaurimit të objekteve historike dhe në trajtimin e pacientëve në Kabul.

Para këtij grupi, më 31 gusht arritën 149 shtetas afganë, që po ashtu kishin punuar për organizata ndërkombëtare, të shoqëruar me një pjesë të familjeve të tyre. Sipas autoriteteve në Shkup, qytetarët afganë do të qëndrojnë tre muaj në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të transferohen në Shtetet e Bashkuara apo në shtete të treta.

Qeveria maqedonase bën të ditur se shpenzimet për vendosjen e këtyre qytetarëve afganë do t’i mbulojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat ndërkombëtare, me të cilat ata kanë qenë të angazhuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG