Lidhje

Tunizianët protestojnë kundër marrjes së pushtetit nga Presidenti


Demonstrators carry flags and banners during a protest against the Tunisian President Kais Saied's seizure of governing powers, in Tunis, Tunisia, Sept. 26, 2021.

Disa qindra demonstrues u mblodhën në Tunis të dielën nën një prani të madhe policore për të protestuar kundër marrjes së pushtetit nga Presidenti tunizian Kais Saied në korrik dhe i bënë thirrje atij të japë dorëheqjen.

Këtë javë Presidenti Said nuk përfilli pjesën më të madhe të kushtetutës së vitit 2014, duke i dhënë vetes pushtet për të sunduar përmes një dekreti, dy muaj pasi shkarkoi kryeministrin, pezulloi parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv.

"Njerëzit duan fundin e grushtit të shtetit", thërrisnin protestuesit në qendër të Tunisit përgjatë shëtitore Habib Bourguiba, një pikë qendrore e demonstratave që i dhanë fund sundimit të ish-presidentit Zine El Abidine Ben Ali më 14 janar 2011.

Kriza ka rrezikuar progresin demokratik që arritën tunizianët përmes një revolucioni të vitit 2011 që shkaktoi protestat e "pranverës arabe" dhe gjithashtu ka ngadalësuar përpjekjet për të trajtuar një kërcënim urgjent ndaj financave publike, duke shqetësuar investitorët.

"Ai është një diktator që tradhtoi revolucionin dhe tradhtoi demokracinë ... ai mori të gjithë pushtetin... është një grusht shteti dhe ne do ta rrëzojmë përmes protestave në rrugë", tha një protestues.

Presidenti Saied ka thënë se veprimet e tij janë të nevojshme për të zgjidhur krizën e një paralize politike, ngecje ekonomike dhe përgjigjen e dobët ndaj pandemisë. Ai ka premtuar se do të mbrojë të drejtat dhe nuk do të bëhet diktator.

Sindikata e punonjësve tunizianë me ndikim të madh në vend hodhi poshtë të premten elementët kryesorë të marrjes së pushtetit të përgjithshëm nga Presidenti Kais Saied dhe paralajmëroi për një kërcënim ndaj demokracisë, ndërsa zgjerohet kundërshtimi ndaj veprimit të presidentit, që cilësohet si grusht shteti.

Protesta e parë kundër Presidentit Saied, që nga ndërhyrja e tij në kushtetutë më 25 korrik, u zhvillua javën e kaluar.

Partia më e madhe politike e Tunizisë, Ennahda Islamiste e moderuar, i ka quajtur lëvizjet e Presidentit Saiedit "një grusht shteti flagrant kundër legjitimitetit demokratik" dhe u bëri thirrje njerëzve që të bashkohen dhe të mbrojnë demokracinë në "një luftë të palodhur paqësore".

Katër parti të tjera politike lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar Presidentin Saied të mërkurën .

XS
SM
MD
LG