Lidhje

Nënpresidentja Harris takohet sot me Macronin në Pallatin Elysee


EU France US Harris

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë për bisedime të mërkurën në Pallatin Elysee nënpresidenten amerikane Kamala Harris. Temat e diskutimeve variojnë prej ndryshimeve klimatike, ekonomisë, shëndetin global dhe çështjet e zinxhirit të furnizimit.

Nënpresidentja Harris takohet sot me Macronin në Pallatin Elysee
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

Nënpresidetja Harris mbërriti në Paris të martën për një vizitë katër-ditore në një përpjekje për të zbutur tensionet mes të dy vendeve rreth një marrëveshjeje për nëndetëset bërthamore. Marrëdhëniet e Uashingtonit me Parisin arritën në nivelin më të ulët historik këtë vit pasi një marrëveshje amerikano-britanike për nëndetëset me Australinë eleminoi një marrëveshje të mëparshme franceze me australianët.

Përpara takimit me Macronin, Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, vizituan Institutin e njohur Pasteur në Paris të martën dhe u takuan me shkencëtarë amerikanë dhe francezë që punojnë për COVID-19 dhe gatishmërinë globale ndaj pandemisë.

Zyrtarët thanë se vizita nënvizoi shkëmbimet e gjata shkencore mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës, dhe vendosmërinë për të trajtuar sfidat globale, veçanërisht për t'i dhënë fund pandemisë.

“Kjo nuk është vetëm një shenjë e gjendjes aktuale të marrëdhënieve dhe përkushtimit tonë për të ardhmen, por është gjithashtu një deklaratë e çmuar për historinë e marrëdhënieve mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara për shumë çështje, por në veçanti për kërkimin shkencor. Disa nga zbulimet më të rëndësishme në shkencë për çdo çështje, që nga virusi HIV, te kanceri i gjirit, te mRNA-ja dhe atë që bëjmë me vaksinat dhe pandeminë, kanë ndodhur këtu në bashkëpunim me shkencëtarët francezë, shkencëtarët amerikanë, shkencëtarët në mbarë botën”, tha nënpresidentja Harris.

Përveç takimit me Macronin, zonja Harris dhe bashkëshorti i saj marrin pjesë në vendosjen e një kurore në Varrezat Amerikane dhe Memorialin Suresnes (Sjurenë) pranë Parisit për të shënuar festën e Ditës së Veteranëve në SHBA dhe Ditën e Armëpushimit, e cila përkujton me fundin e Luftës së Parë Botërore.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve të martën se takimi dypalësh është i rëndësishëm sepse marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara me Francën është një marrëdhënie globale dhe se Franca dhe aleatët e tjerë evropianë janë të rëndësishëm për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG