Lidhje

Firmat për Kuvendin e PD, Basha: Tallje e Berishës me anëtarësinë


Në Shqipëri, kryetari demokrat Lulzim Basha tha sot se parardhësi i tij Sali Berisha po tallet me demokratët e po luan bllofin me firmat për thirrjen e Kuvendit kombëtar, pasi nuk ka arritur të mbledhë firmat e një të katërtës së anëtarëve të tij. Një ditë më parë zoti Berisha dhe mbështetësit e tij njoftuan se kanë mbledhur më shumë se gjysmat e firmave të anëtarëve, të cilat u depozituan në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Por sipas zotit Basha, mos respektimi i procedurave statutore për paraqitjen e firmave dëshmon për mungesën e tyre.

Kuvendi i PD-së, Basha sulmon Berishën: Po tallet me anëtarët, nuk i ka firmat
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Këtu kemi sjellë 4200 formularë e 4200 delegatëve të kuvendit të PD nga 1800 që është detyrimi statutor për të thirrur këtë Kuvend”, deklaroi mbrëmë ish kryeministri Sali Berisha.

Por për kryetarin demokrat Lulzim Basha kjo deklaratë e tij është një tallje me anëtarësinë e partisë. “Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje duke fshehur blofin e tij dhe mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do të vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do ti kishte mbledhur do kishte dorëzuar sipas statutit që të nisnin procedurën statutore që ai e njeh shumë mirë. Dhe fakti që ai se ka bërë, çdo demokrat e kupton pse s’e ka bërë sepse e gjitha ka qenë një blof”, u shpreh ai.

Firmat e depozituan mbrëmë në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Sipas zotit Berisha "vetëm Kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin”.

Të njejtën gjë përsëritën sot dhe mbështetësit e tij, të cilët, thanë se janë mbledhur edhe 150 firma të reja e po vijnë dhe të tjera. "Vetë Kuvendi miraton përbërjen e një komisioni të verifikimit të mandateve dhe verifikon nëse ka kuorimin për t’u mbledhur për të vazhduar punimet ose jo. Në asnjë rast, edhe nëse nuk vetmblidhet, Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, për fakton e thejsht se të gjthë janë vartës të tij. Askush nuk verifikohet apo kushtëzohet dot nga organe apo individë që rrjedhin prej tij. Si i tillë, dhe Kuvendi I datës 11 Dhjetor do të vetverifikohet përmes një komisioni të verifikimit të mandateve që do të mblidhet dhe miratohet në sallë", deklaroi nga selia e PD-së ish deputeti Gent Strazimir, i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, dhe ish Sekretari i Përgjithshëm Arben Strazimiri.

Por ashtu si dhe mbrëmë, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, saktësoi se statuti por dhe rregulloret e miratuara që në kohën kur kryetar ishte zoti Berisha, kanë parashikime të sakta për procedurën.

Sipas zotit Bardhi, rregullorja saktëson se kohën, vendin, dhe rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit kombëtar, e njofton kryesia e PD-së, mbi bazën e kërkesave sic parashikohet në nenin 34 të statutit dhe se po e njejta rregullore në një tjetër nen të saj parashikon se kerkesat për thirrjen e Kuvendit duhet t’i dërgohen kryesisë me shkrim. “Nuk njoftohen me Facebook” ha ai duke shtuar se “Kuvendi bën verifikim të mandateve por jo të firmëtarëve. Nëse nuk verifikohen firmat para se të shkojmë në kuvend, atëherë nuk dihet se kush e ka thirrur Kuvendin. Kur është Sali Berisha kryetar partie, kemi një interpretim Statuti. Kur nuk është kryetar partie Sali Berisha dhe nuk i interesojnë rregullat e Statutit, shpikim rregulla që nuk gjendjen askund”.

Ashtu si dhe zoti Basha, dhe për Sekretarin e Përgjithshëm "nuk është çështje mes demokratësh. Eshtë çështje mes Sali Berishës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është çështje e demokratëve kjo. Se e gjithë kjo tollovi është krijuar për shkak të këtij raporti, marrëdhenies së Sali Berishës me Shtete e Bashkuara. Nuk mund ta harrojmë këtë. Kjo është arsyeja dhe motivi”.

Zoti Berisha, ka ndërmarrë prej disa javësh një turne nëpër Shqipëri, duke sulmuar kryetarin Basha, pasi ky i fundit vendosi largimin e tij nga grupi parlamentar demokrat. Një vendim që pasoi atë të Departamentit amerikan të shtetit, i cili e përfshiu zotin Berisha në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në Shtete e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG