Lidhje

Presidenti Biden pritet ta nënshkruajë projekt-ligjin e infrastrukturës prej 1 trilionë dollarësh


Joe Biden
Joe Biden

Presidenti Biden pritet të miratojë të hënën buxhetin për përmirësimin e infrastrukturës prej 1 trilionë dollarësh që gëzon mbështetje dy-partiake.

Buxheti parashikon shpenzime të mëdha për rrugët dhe urat në mbarë vendin, që kanë nevojë urgjente për riparim, si dhe për përmirësimin e linjave hekurudhore dhe zgjerimin e transportit publik.

Miliarda dollarë do të përdoren për përmirësimin e internetit veçanërisht për familjet me të ardhura të ulta dhe për zonat rurale.

Buxheti po ashtu parashikon përmirësimin e rrjetit energjitik të vendit, si dhe të sistemeve të ujësjellësave. Një pjesë e fondeve do të përdoren për ngritjen e pikave për karikimin e makinave elektrike, si dhe për zëvendësimin e autobusëve të transportit për nxënësit e shkollave me autobuzë që punojnë me energji elektrike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG