Lidhje

Banorët e Turqisë ankohen për rritjen e madhe të çmimeve


Banorët në Turqi po ankohen për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimit dhe produkteve tjera thelbësore. Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind. Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë situata është përkeqësuar nga keqmenaxhimi ekonomik dhe presioni i Presidentit Erdogan ndaj bankës qendrore për norma më të ulëta interesi për të nxitur rritjen ekonomike.

Banorët e Turqisë ankohen për rritjen e madhe të çmimeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Kadriye Dogru, e cila shet rroba në një tezgë, në drekë ushqehet me simite të gatuara shumë ditë më parë.

E veja, nënë e dy fëmijëve, thotë se i duhet të kursejë që të mund të sigurojë ushqim për familjen e saj.

“Kurrë nuk kam përjetuar jetë kaq të mjerueshme. Shkoj të fle dhe kur zgjohem çmimet janë rritur. Brenda pak ditësh çmimi i 5 litrave vaj u rrit nga 40, në 80 dhe 100 lira. Kini mëshirë për ne. Dikush duhet ta ndalojë këtë. Kombi ynë nuk e meriton këtë”, thotë 59 vjeçarja, shitëse rrobash në tregun Ortaklar të Stambollit.

Shumë banorë të Turqisë po përballen me vështirësi pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe produketeve tjera gjatë viteve të fundit.

Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind.

Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë situata është përkeqësuar nga keqmenaxhimi ekonomik, shqetësimet mbi rezervat e vendit dhe presioni i Presidentit Erdogan ndaj bankës qendrore për norma më të ulëta interesi për të nxitur rritjen ekonomike.

Lira turke ka rënë në nivele rekord krahasuar me dollarin amerikan, duke humbur 25 për qind të vlerës që mga fillimi I vitit, pasi banka qendrore i uli normat e interesit me tre për qind që nga shtatori. Për krahasim, bankat qendrore të vendeve të tjera të goditura nga pandemia, i kanë ngritur normat e interesit në përpjekje për të luftuar inflacionin.

“Inflacioni, të ardhurat e ulëta dhe shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave do të kenë shumë efekte anësore në dy vitetet e ardhshme, nëse qeveria këmbëngul në norma të ulëta interesi, ndjek politika liberale monetare, si dhe për shkak të zgjedhje dhe ndikimit të tyre mbi buxhetin”, thotë ekonomistja Ozlem Derici Sengul.

Presidenti Erdogan, i cili i ka quajtur normat e larta të interesit si zanafilla e të gjitha të këqijave, argumenton se kostot e larta të huamarrjes shkaktojnë rritjen e çmimeve, ndërsa këmbëngul se ekonomia është mirë dhe se Turqia po e përballon pandeminë më mirë sesa vendet tjera.

Sondazhet e opinionit tregojnë se një aleancë e partive opozitare, që kanë formuar një bllok kundër partisë në pushtet, po fitojnë mbështetje.


“Qeveria është votuar nga ne për të zgjidhur problemet. Përse nuk merr masa për të penguar rritjen e çmimeve?”, thotë Suheyla Poyraz, banore 57 vjeçare e Stambollit, që thotë se është votuese e partisë së Erdoganit.

Pronari i një dyqani, Musa Timur, ankohet se rritja e çmimeve po ia vështirëson furnizimin.

“Ndërsa çmimet rriten, bie numri i klientëve. Fuqia blerëse e tyre është dobësuar”, thotë ai.

Zoti Timur shton se konsumatorët e tij nuk mund të përballojnë më ushqime të ndryshme, por kryesisht varen nga buka, pastat dhe vezët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG