Lidhje

BE shqyrton mundësinë për të nxjerrë urdhra për vaksinim të detyrueshëm


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të mërkurën se po shqyrtojnë një sërë opsionesh, përfshirë atë të nxjerrjes së urdhrave për vaksinim të detyrueshëm, me synimin për të trajtuar kërcënimin në rritje që paraqet varianti Omicron i korovirusit.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se aktualisht dihet pak rreth variantit, por dihet mjaftueshëm siç tha ajo, për t'u shqetësuar.

Zonja von der Leyen tha se BE-ja pret që shkencëtarët të kenë më shumë informacione mbi natyrën e variantit, pas rreth dy ose tre javësh, ndërsa shpresojnë për më të mirën dhe përgatiten për më të keqen.

Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen tha se gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të rritet numri i personave që imunizohen kundër koronavirusit ndërsa ata që janë vaksinuar të marrin doza përforcuese. Ajo tha se më shumë se një e treta e popullsisë evropiane, ose 150 milionë persona, nuk janë vaksinuar.

XS
SM
MD
LG