Lidhje

Departamenti i Drejtësisë sekuestron 3.6 miliardë dollarë në kriptomonedhë të vjedhur


Bitfinex cryptocurrency exchange hackers arrested in New York

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën sekuestrimin e më shumë se 3.6 miliardë dollarëve në kriptomonedhë - dhe arrestoi një çifti në Nju Jork që akuzohet për komplot për të pastruar miliarda dollarë në bitcoin të vjedhura nga hakimi i një sistemi virtual të shkëmbimit valutor në vitin 2016.

Departamenti i Drejtësisë sekuestron 3.6 miliardë dollarë në kriptomonedhë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit thanë se shuma e rikuperuar, më e madhja e kapur ndonjëherë, ishte e lidhur me hakimin e sistemit virtual valutor Bitfinex, i cili u sulmua nga hakerat gati gjashtë vjet më parë.

Ilya “Dutch” Lichtenstein, një 34-vjeçar me shtetësi ruse dhe amerikane dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31 vjeç, u arrestuan në Manhattan të martën në mëngjes, të akuzuar se kishin përdorur teknika të sofistikuara për të pastruar kriptomonedhën e vjedhur dhe për të fshehur transaksionet.

Ata përballen me akuza federale për komplot për pastrim parash dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.

“Mesazhi për kriminelët është i qartë: kriptomonedha nuk është një strehë e sigurt. Ne mund dhe do t'i ndjekim paratë, pavarësisht se çfarë forme do të jenë ato", tha Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco në një deklaratë filmike të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Një gjykatës vendosi që Lichtenstein mund të lirohej dhe të ishte në paraburgim në shtëpi kundrejt një garancie prej 5 milionë dollarësh; ndërsa shuma për Morganin u caktua në 3 milionë dollarë.

Prokurorët kishin argumentuar se të pandehurve duhet t'u refuzohej lirimi me kusht, duke i quajtur ata të rrezikshëm, pasi ende potencialisht kanë akses në shuma të mëdha parash.

Përveç kësaj, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, hetuesit gjetën një dosje që përmbante informacione se si të merrnin pasaporta falco, së bashku me një sasi telefonash, thanë prokurorët.

Avokati mbrojtës Anirudh Bansal u kundërpërgjigj duke i thënë gjykatësit se klientët e tij nuk kishin ndërmend të largoheshin pasi e kishin ditur se po hetoheshin që nga viti i kaluar.

Çifti nuk u akuzua në vetë hakimin e sistemit valutor Bitfinex, gjatë të cilit një haker kreu më shumë se 2 mijë transaksione të paautorizuara bitcoin që dërguan fondet e vjedhura në një portofol dixhital nën kontrollin e Lichtensteinit.

Prokurorët thanë se u vodhën rreth 71 milionë dollarë në bitcoin – që sot vlerësohen të jenë më shumë se 4.5 miliardë dollarë.

Autoritetet thonë se ata përfundimisht gjurmuan fondet e vjedhura në më shumë se 12 llogari që kontrolloheshin nga çifti Lichtenstein-Morgan dhe bizneset e tyre.

Dokumentet e gjykatës i akuzojnë ata se përdorën teknikat klasike të pastrimit të parave për të fshehur aktivitetet e tyre dhe lëvizjen e parave, të tilla si krijimi i llogarive me emra fiktivë dhe përdorimi i programeve kompjuterike për të automatizuar transaksionet.

Ata u mbështetën gjithashtu një treg kriminal në internet të quajtur AlphaBay, që u eliminua nga Departamenti i Drejtësisë në 2017, si një mundësi për të fshehur transaksionet e tyre dhe për t'i bërë ato më të vështira për t'u gjurmuar, thanë prokurorët.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se megjithëse përhapja e shkëmbimeve të kriptomonedhave dhe monedhave virtuale përbën risi, kjo prirje është shoqëruar gjithashtu me pastrim parash dhe krime të tjera.

Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar njoftoi formimin e Ekipit Kombëtar të Zbatimit të Kriptomonedhave për të luftuar këtë prirje të re.

XS
SM
MD
LG