Lidhje

Më shumë trupa paqeruajtëse të udhëhequra nga BE-ja mbërrijnë në Bosnje


Trupa shtesë nga katër vende të Bashkimit Evropian filluan të mbërrijnë në Bosnje të premten, për të përforcuar misionin paqeruajtës të udhëhequr nga BE-ja në vendin ballkanik, i cili kurrë nuk është ripërtërirë plotësisht nga lufta brutale e viteve 1992-95.

Të katër kompanitë e forcave rezervë nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia, do të mbërrijnë në bazën e forcave të Bashkimit Evropian, EUFOR, jashtë Sarajevës, për të përforcuar kontingjentin e prej 600 trupash të stacionuar tashmë në vend. Vendosjet e reja përfshijnë gjithsej 500 trupa.

EUFOR-i njoftoi vendosjen e forcave shtesë një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, filloi agresionin e tij në Ukrainë, më 24 shkurt.

Forca e përshkroi hapin si një masë paraprake për të parandaluar përhapjen e situatës së përkeqësuar të sigurisë ndërkombëtare në Bosnje.

Një udhëheqës pro-rus serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka mbrojtur për vite me radhë ndarjen e entitetit gjysmë-autonom serb të Bosnjës nga pjesa tjetër e vendit shumë-etnik.

Dimrin e kaluar, me mbështetjen e heshtur nga Moska, Dodik e intensifikoi fushatën e tij të shkëputjes, duke u zotuar të formojë një ushtri, gjyqësor dhe një sistem taksash ekskluzivisht serbe.

Bashkimi Evropian u zotua më herët në shkurt të kufizojë ndihmën financiare dhe ndoshta të vendosë sanksione për të parandaluar shpërbërjen e marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në vitin 1995.

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Associated Press

XS
SM
MD
LG