Lidhje

Korçë, 31 urdhër arreste për shpërndarje droge


Kanabis, albania
Kanabis, albania

Policia e Korçës njoftoi se lëshoi 31 udhërarresti dhe vuri në hetim penal 70 persona të tjerë, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë, Gjovalin Loka tha në një konferencë për shtyp se kjo është vetëm faza e parë e operacionit antidrogë bazuar në hetimet që kishin nisur nga Prokuroia e Korçës pesë muaj më parë.

Sipas policisë gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të ndryshme kokaine, heroine dhe kanabisi, vlera monetare, peshore elektronike, automjete dhe radio marrëse policie.

Shumica e shtetasve të arrestuar sipas të dhënave policore i përkasin moshës nga 30 deri në 40 vjeç dhe e kryenin aktivitetin në qytetin e Korçës.

Në disa qytete të mëdha në Shqipëri, sipas vlerësimeve policore , aktiviteti i rrjeteve të drogës ka ardhur në rritje viteve të fundit duke shtuar edhe numrin e përdoruesve.

Sipas vlerësimeve të Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht në qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora.

Pak kohë më parë autoritetet qeveritare deklaruan në Shqipëri se do të legalizojnë kanabisin për përdorim mjekësor, si dhe kultivimin e tij për të rritur ekonominë, ndërsa ekspertë të pavarur u shprehën skeptikë mbi sigurinë e këtij procesi dhe për efektet që mund të ketë në rritjen e kriminalitetit por edhe numrit të përdoruesve.

XS
SM
MD
LG