Lidhje

Rusia dërgon një numër të madh trupash rezervë në Sievierodonetsk 


Rusia po dërgon nga zonat e tjera të luftës, një numër të madh trupash rezervë në Sievierodonetsk, në një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor, që ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës.

Lajmi u bë i ditur të shtunën nga guvernatori i rajonit të Luhanskut.

"Sot, nesër ose pasnesër, ata do të nxjerrin të gjitha trupat rezervë që kanë ... sepse ka shumë prej tyre tashmë, ata janë në numër të konsiderueshëm", tha për televizionin kombëtar guvernatori rajonal i Luhansk Serhiy Gaidai.

Ai shtoi se forcat ruse kontrollonin shumicën, por jo të gjithë qytetin e Sievierodonetskut.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas në qytetin në lindje të vendit Novomoskovsk thanë se tre raketa ruse shkatërruan të shtunën një depo karburanti. Sipas tyre tre persona u plagosën dhe ndodhen në spital.

Valentyn Reznichenko, një zyrtar i lartë i administratës rajonale postoi një foto të asaj që ai tha se ishte një zjarr i madh në depon e karburantit. Novomoskovsku shtrihet në verilindje të Dnipros, kryeqytetit rajonal.

XS
SM
MD
LG