Lidhje

Mbërrin në Durrës anija me grurë nga Ukraina


Anija me grurë nga Ukraina mbërrin në ortin e Durrësit
Anija me grurë nga Ukraina mbërrin në ortin e Durrësit

Në Shqipëri, një anije me mbi 6 mijë tonë grurë, të ngarkuara në Ukrainë mbërriti sot në portin e Durrësit

Anija "Jaohar Ranim", me flamur të Togos, ishte nisur nga porti Izmail, në brigjet e Danubit, afro 75 kilometra nga Deti i Zi. Mjeti lundrues hyri në portin e Durrësit gatë mëngjesit, për të nisur më pas procedurat e shkarkimit. Sasia e grurit ishte porositur nga një prej kompanive shqiptare të prodhimit të miellit.

Anija "Jaohar Ranim" është ndër të parat që nisi lundrimin pas marrëveshjes së arritur më 22 korrik mes Rusisë dhe Ukrainës për t'i dhënë fund bllokimit të eksportit të drithërave, për shkak të luftës në Ukrainë.

Marrëveshja parashikon që Ukraina të eksportojë 22 milionë tonë drithë dhe prodhime të tjera bujqësore që kanë ngecur në portet e Detit të Zi.

Ukraina është një nga furnizueset më të mëdha të drithërave në nivel global, dhe bllokimi nga ana e Rusisë, i porteve të saj, ka vënë në rrezik sigurinë ushqimore në mbarë botën

XS
SM
MD
LG