Lidhje

Një fshat boshnjak ruan traditën 250 vjeçare të bluarjes së grurit


Një fshat boshnjak ruan traditën 250 vjeçare të bluarjes së grurit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:29 0:00

Bota po kalon një periudhë krize serioze, kryesisht si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Inflacioni që ka arritur shifra rekord në një numër vendesh, ndërsa çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur duke sjell rrezikun potencial të një krize urie. Në Bosnje Hercegovinë, një familje, që ka ruajtur traditën familjare të pasuar në disa breza, siguron dhjetëra tonë miell për veten dhe komunitetin përreth duke përdorur një mulli me ujë. Për më shumë hollësi të ndjekim materialin në vijim.

Kanë kaluar dy shekuj e gjysmë që një familje boshnjake përdor këtë mull me ujë.

Mulliri ndodhet pranë lumit Janja, në shpatet e buta të vargmalit të Majevicës në rajonin verilindor të vendit.

Andjelko Deliç i kalon ditët duke u kujdesur për arën e tij me misër ose duke bluar drithërat në miell.

Para më shumë se dhjetë vjetësh, Andjelko mori përsipër pronën nga babai i tij, por edhe përgjegjësinë si mullixhiu kryesor.

Ai ndihet shumë krenar për zanatin e tij që po zhduket, jo vetëm se i siguron atij dhe familjes një jetë të rehatshme, por edhe për arsyen se ai po vazhdon një traditë familjare të krijuar nga stërgjyshi i tij në fund të shekullit të 19-të.

"Mulliri ynë me ujë punon me metodën e lashtë që dallon atë nga mulliri modern i grurit. Gurët e mullirit rrotullohen nga 80 deri në 90 herë në minutë dhe nuk e ngrohin miellin. Ne ende përdorim të njëjtën mënyrë, të njëjtën metodë të bluarjes së grurit që ka qenë në përdorim që nga historia e hershme e qytetërimit njerëzor," thotë pronari i këtij mulliri të vjetër.

Ai ka besim se dy djemtë e tij të rritur, të cilët e ndihmojnë në punë, do ta vazhdojnë traditën e familjes kur të vijë koha që ai të dalë në pension.

"Unë vij nga një familje që ka qenë në këtë biznes për 250 vjet. Djemtë e mi janë brezi i pestë i mullixhinjëve tradicionalë të grurit në familjen tonë dhe jam më se i lumtur që ata po e vazhdojnë rrugën tonë, duke u marrë me këtë zeje që po vdes”, shton më tej zoti Delic."

Andjelko Deliç është i vetëdijshëm për krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Por mulliri i tij me ujë i ka mbijetuar kohës pavarësisht historisë së trazuar të Bosnjës, duke përfshirë edhe luftën nga viti 1992 deri më 1995.

"Mulliri me ujë është origjina e të gjithë mullinjve të drithërave dhe ai ka ushqyer breza të tërë. Askush nuk ia vuri zjarrin apo e shkatërrojë, as gjatë Luftës së Parë Botërore apo Luftës së Dytë Botërore, sepse edhe në kohë lufte, njerëzit kanë nevojë të ushqehen," shton më tej zoti Delic.

Ai dhe dy djemtë e tij kanë mbjellë 16 hektarë toke me misër në një fushë aty pranë.

Përveç shërbimit të klientëve që vijnë për të bluar grurin, misrin, apo drithëra të tjetë, pjesëtarët e kësaj familjeje bluajnë edhe të korrat e tyre dhe ua shesin miellin klientëve të tyre të rregullt.

Në vitin 2021, ata prodhuan 50 tonë miell dhe shpresojnë të prodhojnë edhe më shumë këtë vit.

Unë dhe dy djemtë e mi kemi arritur me dy traktorë të mbjellim 16 hektarë tokë me lloje të ndryshme të misrit vendas për të pasur në rast nevoje, Zoti na ruajt prej situatave të tilla. Kur njeriu ka rezerva, çlirohet nga shqetësimet sepse e di se ka miell të mjaftueshëm për t’i mbajtur njerëzit e komunitetit të tij të ngopur," thotë Andjelko Deliç.

XS
SM
MD
LG