Papa Emeritus Benedikti i XVI-të, i cili udhëhoqi Kishën Katolike për gati tetë vjet përpara se të bëhej Papa i parë që dha dorëheqjen në gjashtë shekuj, vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare.
Kur e bëri njoftimin tronditës në vitin 2013 se do të largohej, Papa Benedikti tha se nuk kishte më forcën fizike dhe mendore për të shërbyer si Papë.
Ai u shfaq rrallë në publik pas daljes në pension, duke ua kushtuar vitet e fundit të jetës së tij lutjeve dhe meditimit, ndërsa jetonte në një ish-manastir në Vatikan.
Në një letër të vitit 2018 për gazetën Corriere della Sera të Italisë, ish Papa Benedikti përshkroi "venitjen e ngadaltë të forcave të mia fizike", duke thënë se ai ishte "në një pelegrinazh të brendshëm drejt shtëpisë".