Lidhje

Tre të vrarë në Belgjikë, policia dyshon për sulm terrorist


Prokurorët në Belgjikë po hetojnë vrasjen e dy punonjësve të policisë dhe një personi të tretë sot në qytetin e Liezhit, të vrarë gjatë asaj që policia dyshon se është një sulm terrorist.

Sipas zyrtarëve personi i armatosur qëlloi ndaj oficerëve jashtë një kafeneje që ndodhet në një nga rrugët kryesore sot në mëngjes. Më pas ai u largua në drejtim të një shkolle të mesme ku për një kohë të shkurtër mori peng një person.

Një zëdhënës i prokurorëve, i tha agjencisë së lajmeve AFP se viktima e tretë ishte një person që po ngiste një motorçikletë në atë zonë.

Sipas transmetuesit belg RTBF, autori i sulmit, i cili u vra nga policia, ishte liruar dje nga burgu. E njëjta media tha se i dyshuari njihej për kryerjen e kundravatjeve të vogla dhe nuk njihej të kishte lidhje me ekstremizmin.

Sulmi ndodh ndërsa Belgjika ndodhet në gatishmëri të lartë pas një serie sulmesh në Bruksel gjatë viteve të fundit, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG