Lidhje

Policia sllovake arreston të dyshuarit për vrasjen e gazetarit


Mediet sllovake thanë se policia ka arrestuar disa persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij.

Policia shkroi në rrjetin facebook se ka arrestuar të dyshuar për një krim të dhunshëm dhe ka kryer bastisje, por pa e saktësuar se për cilin rast bëhet fjalë.

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, shkroi në Facebook se është i lumtur për lajmin që "policia ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve të pafajshëm" dhe se hetimi është "përparësi e qeverisë së tij”.

Jan Kuciak, i cili shkruante për korrupsionin politik në Sllovaki, u gjet i vdekur bashkë me të fejuarën, Martina Kusnirova, në shtëpinë e tyre afër Bratisllavës në muajin shkurt. Të dy ishin 27 vjeç.

Vrasja kishte tronditur vendin dhe kishte nxitur zemërimin e publikut me korrupsionin duke çuar në protestat më të mëdha që nga pëfundimi i sundimit komunist më 1989.

Trysnia publike çoi në largimin e ish kryeministrit Robert Fico dhe ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak si dhe të ish shefit të policies, Tibor Gaspar.

Jan Kuciak, mes tjerash po punonte për një shkrim mbi veprimtaritë e e mafias italiane në vendin e tij dhe të lidhjeve të saj, me njerëz të afërt me qeverinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG