Lidhje

SHBA: arësye të forta për mos e nënshkruar protokollin e Kyotos


Shtëpia e Bardhë thotë se ka arësye të forta për të mos e nënshkruar Protokollin e Kyotos mbi ngrohjen globale, i cili hyri në fuqi para një ore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë në krye të shkencës së ndryshimeve klimatike. Ai theksoi se administrata e Presidentit Bush po shqyrton rrugët për pakësimin e çlirimit të gazrave të dëmshëm, përfshirë rritjen e standarteve për motorë ekonomikë të makinave dhe për hedhjen në treg brenda 15 vjetësh të automjeteve me hidrogjen.

Më parë, Japonia tha se do t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara të bashkohen me 140 vendet që e kanë ratifikuar marrëveshjen. Shtetet e Bshkuara u tërhoqën nga pakti në vitin 2001 duke përmendur dëmet e mundshme ndaj ekonomisë amerikane.

Protokolli i Kyotos është një përpjekje globale për të pakësuar prodhimin e gazrave, për të cilat shumë shkencëtarë thonë se kontribuojnë në rritjen e temperaturave globale.

XS
SM
MD
LG