Lidhje

Irak: Komisioni Zgjedhor zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve


Komisioni zgjedhor në Irak zyrtarizoi rezultatet e zgjedhjeve të 30 janarit. Sipas tyre koalicioni shiit do të ketë 140 vende në Asamblenë e përkohshme prej 275 anëtarësh.

Fitorja e Aleancës për Irakun e Bashkuar nuk ishte e papritur. Aleanca kishte mbështetjen e autoritetit më të madh shiit të Irakut, Ajatollaut të madh Ali al-Sistanit, dhe shiitët përbëjnë shumicën në Irak.

Një koalcion i partive kurde është në vendin e dytë me 75 vende kurse partia e kryeministrit të përkohshëm Iyad Allawi doli e treta me 40 vende. Në asamblenë e re do të përfaqësosen 12 parti. Gati 8 milion irakianë votuan në zgjedhje por myslimanët suni pothuajse i bojkotuan ato.

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara në Irak, Carlos Valenzuela tha sot në Bagdat se shpreson se ata që nuk morrën pjesë në zgjedhje do të bashkohen në proceset politike të mëvonshme. Asambleja kombëtare do të jetë në fuqi për 10 muaj dhe do të hartoj një kushtetutë të re. Puna e parë që do të bëjë asambleja është zgjedhja e një presidenti dhe dy nënpresidentësh të cilët do të zgjedhin më vonë kryeministrin.

XS
SM
MD
LG