Lidhje

Një gjeneral në pension i sërbëve të Bosnjes do t’i dorëzohet vullnetarisht Hagës


Qeveria e Sërbisë thotë se një gjeneral në pension i sërbëve të Bosnjes do t’i dorëzohet vullnetarisht Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë.

Qeveria thotë se gjenerali Milan Gvero, i cili ishte ndihmës i ngushtë i komandantit të ushtrisë së sërbëve të Bosnjes, Ratko Mladic, pranoi në bisedimet me ministrin sërb të Drejtësisë, Zoran Stojkovic, që të dorëzohet të enjten.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës e ka akuzuar ish gjeneralin për krime lufte, por nuk dha hollësi për akuzat. Sërbia dhe Mali i Zi kanë qënë nën presionin e vendeve perëndimore që të dorëzojnë personat e akuzuar për krime lufte.

Prokurorët e gjykatës së Kombeve të Bashkuara kanë akuzuar autoritetet sërbe se nuk kanë bashkëpunuar me të.

XS
SM
MD
LG