Lidhje

UNICEF-i thotë se mbi 210 milionë fëmijë në mbarë botë në punojë me orë të plota


Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët thotë se mbi 210 milionë fëmijë në mbarë botën punojë me orë të plota.

Në një raport të ashpër të lëshuar nga dega britanike e UNICEF-it, zyrtarët thonë se shumica e këtyre fëmijëve të moshave nga 5 në 15 punojnë se skllevër, minatorë, prostituta dhe ushtarë.

UNICEF-i thotë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund punës së fëmijëve është t’i jepet fund varfësirë, dhe i bën thirrje vendeve të pasura të industrializuara të shtojnë ndihmat për zhvillimin në vendet e varfëra me 50 miliardë dollarë.

Shkalla më e lartë e punës së fëmijëve është në Afrikë ku 41 përqind e tyre punojnë me orë të plota. Raporti thotë se Azia është në vend të dytë me 21 përqind, e pasuar nga Amerika Latine me 17 përqind.

UNICEF-i thekson se jo të gjithë fëmijët që punojnë rrezikohen rëndë, me përjashtim të atyre që nuk kanë mundësi të arsimohen për shkak se punojnë.

XS
SM
MD
LG