Lidhje

Ukraina kërkon të anëtarësohet në Nato dhe BE


Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko përsëriti dëshirën e tij që Ukraina të anëtarësohet në Nato dhe në Bashkimin Evropian por theksoi se vëndi i tij kërkon gjithashtu të vazhdojë të mbajë lidhjet strategjike me Rusinë.

Zoti Jushçkenko i bëri këto komente sot pas takimit me udhëheqësit e 26 vendeve anëtare të aleancës së Natos në Bruksel. Ai u takoi shkurt me presidentin Bush para takimit. Të hënën Ukraina nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian.

Natoja premtoi gjithashtu të ndihmojë Ukrainën të shkatërroi armët e periudhës së luftës së ftohtë. Në një konferencë shtypi në Bruksel presidenti Bush e quajti takimin e aleancës me zotin Jushcenko si historik. Ai tha se hera për Ukrainën është e hapur por thekosi se është në dorën e vetë ukrainazve të demokratizojnë institucionet e tyre. Ai tha gjithashtu se aleanca mirëpret bashkëpunimin me Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.

XS
SM
MD
LG