Lidhje

Irak: Puna për rindërtimin vazhdon, pavarësisht nga dhuna


Megjithë dhunën dhe trazirat në Irak, udhëheqësit e qeverive dhe komuniteteve vendore vazhdojnë përpjekjet për rindërtimin e vendit me ndihmën e ushtrisë amerikane. Kontraktorët irakianë me përvojën që kanë fituar jashtë vendit po luajnë gjithashtu rol të ndjeshëm. Materiali në vazhdim na njeh me një kompani irakiane e cila i koordinon projektet e saj nga Houstoni i Shteteve të Bashkuara.

Një zyrë e qetë në Houston është shumë larg nga Iraku por Aziz Khudairi me të bijtë Subhi dhe Mohamad, shkojnë shpesh në Irak dhe janë në kontakt të vazhdueshem e të përditshem me njerzit atje nëpërmjet internetit dhe telefonit.

Kompania Khudairi punëson rreth 50 veta në Irak të cilët bëjnë gjithçka duke filluar nga shitja e pajisjeve të rënda e deri tek prodhimi i langjut të portokallit. Kjo kompani ka gjithashut kontratë me qytetin e Bagdadit për të riparuar sistemin e ujit nëse pëson avari. Kompania mbështetet financiarisht me fonde ndërkombëtare dhe drejtohet nga Divizioni i parë i këmbësorisë së 8-të të xhenjos amerikane.

Subhi Khudairi është në dijeni të vazhdueshme mbi gjendjen punës për përmirësimin e sistemit të ujit me anë të bisedave telefonike me kolonelin e ushtrisë amerikane Brian Dosa në Bagdad.

“Ne po përpiqemi të rregullojmë gjëra që janë lënë pas dore për dekada të tëra. Ka mbetur shumë punë për t’u berë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të rindërtuar infrastrukturen e Bagdadit, do të vazhdojmë të bëjmë progres në gjëra të tilla që jemi duke bërë tani.”

Projekti prej 2 milionë dollarësh i sistemit ujor ka të bëjë me zëvendësimin e tubave të vjetër të prishur 40 kilometra të gjatë me tuba të fortë prej hekuri. Këto fotografi të punës së deri-tanishme janë publikuar nga departamenti amerian i mbrojtjes. Nga ky projekt i cili duhet të përfundojë brenda 2 muajsh, do të përfitojnë 50 mijë veta të cilët jetojnë në këto dy lagje. Ky projekt punëson 100 puntorë irakianë.

Kompania Khudari e fitoi tenderin për këtë projekt pjesërisht për arsye të përvojës së gjatë në Irak dhe në rajon. Zotrinjtë Subhi dhe Mohamed të cilët janë rritur edhe në Irak edhe në Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë të veçantë për të shërbyer si urë midis dy kulturave të dy vendeve dhe për të punuar me çdokënd në Bagdad.

“Në përgjithësi kemi një kombinim të shëndetshëm njerzëzish në këtë projekt. Kemi kontraktorë vendas irakianë, kemi udhëheqës irakianë që punojnë krah-për krah me ushtrinë ameikane për të përfunduar këtë projekt.”

Kryengritësit dhe personat me të kaluar kriminale mund ta vështërsojnë punën në Irak. Në një rast, familjës Khudfari iu desh t’u paguajë shpërblim rrëmbyesve të cilët kishin marrë peng një puntor të tyre në Irak.

“Ata na rrëmbyen disa punëtorë. Ishte një grup që na quante tradhtarë të vendit sepse ne punojmë me disa kompani amerikane që po punojnë për rindërtimin e vendit. Është me të vërtetë një proces i vështirë dhe me pengesa sepse ne punojmë me shumë zell por të zhgënjen fakti që edhe disa njerëz punojnë me shumë zell kundër nesh.”

Subhi Khudairi tha se paratë që po fiton kompania e familjes së tij nuk janë aq të rëndësishme sa rasti që u jepet për të ndihmuar në rindërtimin e vendit.

“Unë shpresoj që të ketë sa më shumë irakianë të tjerë në botë me ndjenja dhe besim të njëjtë si ne për t’u angazhuar në përpjekjet e rindërtimit në mënyrë që Iraku një ditë të përparojë dhe të bëhet vend i begatshem.”

Familja Khudari shpreson të marrë pjesë në projekte të tjera të rindërtimit si dhe të ndihmojë në forcimine lidhjeve midis popullit irakian dhe atij amerikan.

.

XS
SM
MD
LG