Lidhje

Numër rekord për kandidatët e çmimit Nobel për Paqen


Një numër rekord prej 199 individësh dhe organizatash janë emëruar për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2005. Sekretarja e Komisionit të Çmimit të Paqes, tha se lista përfundimtare përfshin 163 njerëz dhe 36 organizata.

Komisioni e mban sekret listën e personave të emëruar, megjithatë shtypi norvegjez thotë se emërimet e këtij viti mund të përfshijnë ish-Sekretarin amerikan të Shtetit Colin Powell, këngëtarin e muzikës rock Bono, Papa Gjon Palin, muzikantin indian Ravi Shankar, Presidentin ukrainas Viktor Jushçenko dhe ish-presidentin çek, Vasllav Havel.

Çmimi, që shoqërohet me një shbërblim prej 1, 6 milionë dollarësh, jepet në një ceremoni që zhvillohet në Oslo më 10 dhjetor, që përkon me datën e vdekjes së themeluesit të Çmimit, shkencëtarit suedez Alfred Nobel.

XS
SM
MD
LG