Lidhje

Rajs: Perspektivat për paqe në Lindjen e Mesme, më të mira se kurrë më parë


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se perspektivat për paqe në Lindjen e Mesme janë më të mira se asnjëherë pas shumë vitesh dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka për të sjellë paqen në rajon.

Zonja Rice i bëri komentet sot në Londër, pas thirrjeve që bëri konferenca e 23 vendeve për të garantuar mbështetje ndërkombëtare në favor të reformave palestineze për forcat e sigurimit. Izraeli ka i ka kërkuar këto reforma si kusht për të rifilluar kontaktet me Autoritetin Palestinez.

Po sot, udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz premtoi të reformojë forcat e sigurimit në kuadër të përpjekjeve për të ringjallur procesin e paqes me Izraelin.

Në deklaratën përfundimtare të konferencës përfshihen angazhimet palestineze për të shpërbërë grupet ekstremiste dhe për t’u dhënë fund sulmeve ndaj objekteve izraelite. Aty premtohet gjithashtu konsolidimi i dhjetëra forcave palestineze të sigurimit. Si shpërblim, vendet dhuruese premtuan të ndihmojnë për financimin e aparatit të ri të sigurimit palestinez dhe të mbështesin rindërtimin në Rripin e Gazës pas tërheqjes së Izraelit nga territori këtë vit.

XS
SM
MD
LG