Lidhje

Arabia Saudite dhe Egjipti ndërhyjnë për të zgjidhur krizën mes Sirisë dhe Libanit


Fuqitë rajonale, Arabia Saudite dhe Egjipti ndërhynë për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me thirrjet ndërkombëtare që Siria të tërheqë trupat nga Libani.

Në Egjipt, zëdhënësi i Presidentit Hosni Mubarak u tha të enjten gazetarëve se Kairoja dhe Riadi po punojnë për të lehtësuar presionin ndaj Sirisë që ka rreth 14 mijë trupa në Liban.

Ai tha se dy vendet po shqyrtojnë mënyrat për të shkrirë në një të vetme marrëveshjen e vitit 1989 që i dha fund luftës civile në Liban dhe rezolutën 1559 të Kombeve të Bashkuara që u miratua shtatorin e kaluar, e cila bën thirrje që të gjitha forcat e huaja të largohen nga ai vend.

Kjo çështje pritej të ishte sot në qendër të një takimi të ministrave të jashtëm të Lidhjes Arabe në Kairo.

Ndërkohë, presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në kryeqytetin saudit për konsultime mbi krizën libaneze me Princin Abdullah.

Ndërsa në Beirut, protestuesit thanë se do të vazhdojnë demonstratat derisa forcat siriane të tërhiqen nga Libani.

XS
SM
MD
LG