Lidhje

Shefi i OSBE-së Rupel takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Kofi Anan


Kryetari i OSBE-së, njëkohësisht dhe ministër i jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, për të diskutuar rreth gjendjes në Kosovë dhe të ardhmen e OSBE-së. Gjatë takimit, pas një fjalimi që kryetari i radhës së OSBE-së mbajti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e përforcimit të efektivitetit të dy organizatave.

Zoti Rupet e informoi Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me vizitat e tij në Beograd dhe Prishtinë. Ai shprehu besimin se OSBE-ja, si pjesë integruese e strukturës shtyllë të UNMIK-ut në Kosovë, mund të luajë një rol kyç në procesin e shqyrtimit të standarteve dhe duhet të mbetet pjesë e rëndësishme e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Zoti Annan mirëpriti përparësinë e madhe që kryetari i OSBE-së i ka dhënë çështjes së Kosovës dhe tha se mbështetja e OSBE-së për veprimtaritë e Kombeve të Bashkuara në rajon është e shumë mirëpritur. Dy autoritetet ishin të një mendimi se ekziston një lidhje e rëndësishme midis sigurimit dhe zhvillimit ekonomik.

XS
SM
MD
LG