Lidhje

Irak: Mblidhet së shpejti Asambleja Kombëtare


Zyrtarët irakianë thonë se Asambleja Kombëtare e përsazgjedhur do ta mbajë takimin e saj të parë pas 10 ditësh, edhe pse ende atje nuk është emëruar kabineti i ri qeveritar. Tre partitë kryesore politike në Irak nuk arritën të formonin një koalicion qeverisës gjatë 5 javëve pas zgjedhjeve në Irak. Një pjesë e irakianëve kanë shprehur shqetësim se Asambleja Kombëtare ende nuk ka filluar qeverisjen e vendit.

Një zyrtar irakian thotë se Asambleja do të mblidhet me, ose pa arritjen e një marrëveshjeje lidhur me personin që do të jetë kryeministër i vendit. Data 16 mars, kur është caktuar mbledhja e Asamblesë, përkon me 17 vjetorin e sulmit me armë kimike ndaj qytetit kurd Halabja në veri të Irakut, nga ish-diktatori Saddam Hussein. Më 16 mars të vitit 1988, rreth 5 mijë civilë kurdë të qytetit të Halabjes, u vranë dhe 10 mijë të tjerë u plagosën kur forcat ajrore irakiane kryen një sulm me gas mustard dhe lëndë të tjera helmuese.

XS
SM
MD
LG