Lidhje

Forcat siriane do të ripozicionohet pranë kufirit me Libanin deri në fund të muajit


Qeveritë e Sirisë dhe Libanit thonë se forcat siriane në Liban do të përfundojnë tërheqjen për në zonat pranë kufirit deri në fund të këtij muaji, para se dy qeveritë të vendosin kalendarin e tërheqjes së plotë të trupave siriane nga ky vend.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad dhe homologu i tij Emile Lahoud, e njoftuan tërheqjen sot dhe thanë se tërheqja do të fillojë menjëherë.

Në Uashington, ambasadori sirian Imad Moustapha tha se forcat do të tërhiqen plotësisht nga Libani brenda dy ose tre muajsh. Disa orë më pas Shtëpia e Bardhë tha se deklarata e përbashskët Assad-Lahoud ishte një masë gjysmake dhe një zëdhënës amerikan theksoi se ka rdhur koha që Siria të tërhiqet plotësisht dhe menjëherë.

Presidenti Bush ka kërkuar që ë edhe agjentët e fshehtë të Sirisë të largohen nga Libani. Siria është vënë nën një presion të madh ndërkombëtar për t’u larguar nga Libani që nga vrasja e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri më 14 shkurt. Opozita libaneze ia hedh fajin Beirutit dhe Damaskut për vrasjen, por të dyja qeveritë kanë mohuar se kanë të bëjnë me të.

XS
SM
MD
LG