Lidhje

Bosnje: Përurohet gjykata e posaçme për krimet e luftës


Zyrtarët ndërkombëtarë përuruan zyrtarisht në Bosnje një gjykatë të posaçme për krimet e luftës, e cila pritet të marrë në shqyrtim disa çështje që aktualisht janë nën juridiksionin e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Ndërmjetësi ndërkombëtar për Bosnjen Paddy Ashdown, e quajti hapjen e gjykatës një hap të madh përpara që do ta lejojë Bosnjen të forcojë sovranitetin e saj.

Presidenti i Gjykatës së Hagës, Theodor Meron tha se ndjekja dhe gjykimi me sukses i personave të dyshuar për krime lufte, ka një rol të rëndësishëm në nxitjen e pajtimit etnik në Bosnje.

Deri tani, gjykatat në Bosnje lejoheshin të merreshin vetëm me çështje të vogla me miratimin paraprak të Hagës. Gjykata boshnjake e krimeve të luftës me seli në Sarajevë, do të jetë e para në rajon që do ta zhvillojë procesin vetë.

XS
SM
MD
LG