Lidhje

Liban: Presidenti Lahoud riemëron z. Omar Karami në postin e kryeministrit


Presidenti pro-sirian i Libanit, Emil Lahoud riemëroi Omar Karamin si kryeministër afro 2 javë pasi zoti Karami dha dorëheqjen nga posti si rezultat i protestave të opozitës që morën shkas nga vrasja e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri.

Opozita ka fajësuar qeverinë e Bejrutit dhe aleatët e saj në qeverinë siriane për vrasjen, por të dyja qeveritë kanë mohuar përfshirje në këtë ngjarje.

Ri-emërimi i sotëm i zotit Karami bëhet ndërkohë që forcat siriane vazhdojnë të tërhiqen nga pjesa bregdetare e Libanit për në rajonet në kufi me Sirinë. Agjencia e lajmeve Reuters citoi dëshmitarë, sipas të cilëve disa autokolona siriane kishin kaluar kufirin dhe ishin kthyer në atdhe. Siria filloi ridislokimin dje, pas trysnisë së fortë nga brenda dhe jashtë vendit e cila filloi menjëherë pas vrasjes së zotit Hariri më 14 shkurt.

Presidenti Bush, udhëheqësit evropianë dhe një numër qeverish arabe kanë kërkuar që trupat dhe agjentët e zbulimit sirian të largohen nga Libani para zgjedhjeve të majit në këtë vend.

XS
SM
MD
LG