Lidhje

Udhëheqësi palestinez Abaz parashikon një armpushim zyrtar të grupeve ekstremiste


Udhëheqësi palestinez Mahmud Abaz tha se pret që javën e ardhshme grupet ekstremiste palestineze të shpallin një armëpushim zyrtar të kryengritjes 4 vjeçare kundër pushtimit izraelit.

Duke folur sot në Gaza, zoti Abaz tha se e pret këtë deklaratë kur udhëheqësit e 13 grupeve ekstremiste të mblidhen të martën për takime në Kajro të organizuara nga presidenti egjiptian, Hosni Mubarak.

Në zhvillime të tjera, presidenti Mubarak u takua sot me ministrin izraelit të mbrojtjes Shaul Mofaz në vend-pushimin e Detit të Kuq Sharm al-Sheik. Zyrtarët thanë se këto bisedime, vazhdim i takimit të nivelit të lartë izraelito-palestinez muajin e kaluar, u përqëndruan në planet e sigurisë për kufirin mes Egjiptit dhe Gazës, pasi forcat izraelite të evakuojnë territorin më vonë këtë vit.

XS
SM
MD
LG