Lidhje

Ligji i ri i parlamentit të Kinës i jep ushtrisë bazat ligjore për të sulmuar Tajavanin


Parlamenti i Kinës miratoi një legjislacion që i jep ushtrisë së vendit bazat ligjore për të sulmuar Tajavanin, nëse ishulli shkon drejt shpalljes së pavarësisë.

Ligji u miratua të hënën nga Asambleja Popullore - organ kryesisht kukull që miraton vendimet e marra nga Partia Komuniste në pushtet.

Pekini e shikon Tajvanin si krahinë të veten renegate dhe kundërshton çdo përpjekje të ishullit për të forcuar profilin e tij ndërkombëtar. Ligji i ri thotë se Kina do të përdorë edhe mjete jo paqësore për të bllokuar përpjekjet tajvaneze për pavarësi, nëse përpjekjet për ribashkim paqesor dështojnë.

Presidenti kinez, Hu Gjintao, u bëri thirrje forcave të armatosura të vendit të përshpejtojnë përgatitjet për një betejë të mundshme ushtarake. Por, Kryeministri Uen Gjiabao tha se legjislacioni i ri nuk është ligj lufte.

Të djelën, një emision të rrjetit televiziv amerikan ABC, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, u bëri thirrje Kinës dhe Tajvanit të shmangin veprimet që mund të rrisin tensionet. //az//

XS
SM
MD
LG