Lidhje

Presidenti Bush emëroi Karen Hughes në krye të diplomacisë publike


Presidenti Bush emëroi një prej këshilltarëve të tij më të ngushtë, Karen Hughes, në krye të diplomacisë publike.

Sekretarja amerikane e shtetit Condolisa Rajs e bëri këtë njoftim sot këtu në Washington, duke thënë se ne jetojmë në një kohë të diplomacisë publike dhe nuk i kushtoi rëndësi propagandës së urryer kundër Shteteve të Bashkuara.

Në se konfirmohet nga senati, zonja Hughes do të ketë postin e nën-sekretares së shtetit për diplomacinë publike, post ky në rang ambasadori. Ajo do të mbikqyrë veprimtaritë për përmirësimin e imazhit të Shteteve të Bashkuara nëpër botë. Ky imazh është dëmtuar veçanërisht në vendet arabe që prej pushtimit të Irakut në mars të vitit 2003.

Zonja Hughes ka punuar për zotin Bush që prej fushatës së tij për mandatin e parë si guvernator i Texasit në vitin 1994. Zëvëndësja e saj do të jetë Dina Powell, e cila e flet shumë mirë arabisht. Ajo ka ardhur në Shtetet e Bashkuara nga Egjipti që kur ishte fëmijë.

XS
SM
MD
LG