Lidhje

Kimoterapia; Diabeti


Kimoterapia tek të moshuarit Një studim i ri tregon se gratë e moshuar që vuajnë nga kanceri i gjirit mund të marrin të njëjtin trajtim mjekësor me kimoterapi si edhe pacientët në moshë të re. Çdo vit thuajse 50 përqind e rasteve të kancerit të gjirit shfaqen tek gratë mbi 65 vjeç. Por mjekët ngurrojnë t’i trajtojnë ato me kimoterapi, pasi mendohet se organizmi i tyre nuk mund ta përballojë këtë lloj trajtimi. Por studimi i tregon të kundërtën. Xhoana Neubert, 67 vjeçare, ka qënë e diagnostikuar me kancer në gji. Në verën e vitit 2003 mjekët i thanë se kishte kancer në gji dhe në gushtajo u operua dhe filloi kurën me kimoterapi. Në muajin dhjetor Xhoana përfundoi kurën e plotë. Kimoterapia përdor ilaçe të forta kundër qelizave të kancerit, por ajo mund të dëmtojë organizmin duke i bërë pacientet të ndjehen të lodhur. Prandaj shumë mjekë ngurrojnë t’u ofrojnë të moshuarve kimoterapi. Por sipas studimit kjo kurë e fortë jep rezultat dhe është e efektëshme tek pacientet e moshuara që vuajnë nga kanceri në gji. Mjeku Hyman Muss thotë se sipas studimit rezultatet pozitive të kimoterapisë ishin të njëjta si tek pacientet e reja edhe ato të moshuara. Në studim morrën pjesë rreth 6 mijë paciente me kancer në gji dhe rreth 600 prej tyre ishin mbi moshën 65 vjeç. Sipas mjekut Muss, gratë e moshuara pjesmarrëse në studim patën një rrezik fare të vogël ndaj reaksioneve të kimoterapisë, por të mirat prej saj ishin shumë më të mëdha. Mjeku Muss thotë se ai do të rekomandonte që gratë e moshuara që vuajnë nga kanceri i gjirit t’i pyesin mjekët e tyre rreth mundësive për t’u trajtuar me kimoterapi nëse një gjë e tillë do t’i ndihmonte ato. Sigurisht, kimoterapia ishte një ndihmë e madhe për Xhoanën. Tani ajo nuk ka asnjë shenjë të kancerit, falë kimoterapisë. Ajo thotë se nuk është e drejtë që gratë e moshuara të mos trajtohen me kimoterapi.

Diabeti i tipi 1

Rreth 1 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga diabeti i tipit 1. Ky lloj diabeti mund të bëhet i vështirë për t’u trajtuar pasi kërkon kontroll të kujdesshëm të nivelit të sheqerit në gjak dhe inxheksione të vazhdueshme me insulinë. Por një procedurë e re ofron premtime për zmbrapsjen me sukses të diabetit të tipit 1. Me këtë lloj diabeti, Sherri Kroko ka vuajtur që kur ishte 5 vjeç. Shenjat e sëmundjes janë hipoglicemia e papritur që do të thotë se organizmi i saj nuk është në gjendje të paralajmërojë kur sheqeri në gjak arrin në nivele tepër të ulta. Kjo bën që ajo papritur të humbasë ndjenjat. Organizmi i njerëzve me diabet të tipit 1 nuk është në gjendje të përftojë qeliza që e bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak. Për këtë arsye Sherri u regjistrua për të marrë pjesë në studimin e organizuar nga mjekët në universitetin e Minesotës për transplantimin e këtyre qelizave në pankreas. Sheri ishte një prej 8 pacienteve me diabet të tipit 1 që morrën qelizat e transplantuara. Mjeku Bernhard Hering thotë se pas transplantimit, të 8 pacientët nuk kishin më nevojë të merrnin insulinë me inxheksion dhe nuk patën më raste të humbjes së ndjenjave apo rënies së të fikëve. Doktor Hearing dhe kolegët e tij i vëzhguan të 8 pacientët për një vit pas transplanitimit të qelizave. Doktori thotë se një vit pas studimit u vu re se 5 prej 8 pacientëve nuk patën asnjë shenjë të diabetit. Transplantimi i qelizave që bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak zgjat afro 30 minuta, por pacientëve u jepen ilaçe të fuqishme për të përballuar kundërshtimin e organizmit ndaj qelizave të transplantuara që në këtë rast u morrën nga 8 pankrease të ndryshme.

XS
SM
MD
LG