Lidhje

OKB-ja kërkon që Siria të tërhiqet nga Libani para zgjedhjeve


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se pret që Siria të tërhiqet plotësisht nga Libani para zgjedhjeve parlamentare të caktuara për në muajin maj.

Zoti Annan foli sot pas takimit informues me të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme Terje Roed Larse. Zoti Larsen u takua me presidentin sirian Bashar al Assad javën e kaluar.

Në Liban zyrtarët ushtarakë thanë se trupat siriane dhe njesitë e zbulimit janë tërhequr në kufirin me Sirinë. Zyrtarë të sigurimit nga të dyja qevertië do të takohen më 7 prill për të caktuar planet për evakuuim të plotë nga vendi.

Ndërkohë agjencia Reuters citon udhëheqësin opozitar të Libanit Walid Jumblatt të ketë thënë se opozita nuk do të hyjë në qeverinë që po ngreh kryeministri Omar Karami derisa presidenti pro sirian Emile Lahoud do të qëndrojë në fuqi.

Zoti Jumblatt akuzon qeverinë Lahud për përfshirje në vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri në Beirut. Të dyja qeveritë kanë mohuar të jenë të përfshira.

XS
SM
MD
LG