Lidhje

Bashkimi Evropian diskuton mbi përshpejtimin e vendosjes së forcës së reagimit të shpejtë


Ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Evropian, që janë mbledhur në Luksemburg, kanë diskutuar planet për përshpejtimin e vendosjes së forcës së reagimit të shpejtë sipas nevojave kudo në botë.

Ministrat u përqendruan sot në mënyrat për të shkurtuar afatin e vendosjes së forcës së shpejtë të BE-së nga 10 në 5 ditë. Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian të ndihmojnë në ruajtjen e rendit në zoant e trazuara ndërkombëtare.

Britania e Madhe ka tashmë një batalion prej 1500 ushtarësh të gatshëm për veprim. Bashkimi Evropian shpreson të ketë dia grupe të tilla luftimi deri në vitin 2007.

Gjithashtu, ministrat diskutuan planet për të pakësuar numrin e paqeruajtëve të Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, në qoftë se gjendja në Ballkan ndryshon.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropain, Havier Solana thotë se BE-ja po shqyrton shkurtimin e numrit të trupave në Bosnje nga 7 mijë në 5 mijë ushtarë.

XS
SM
MD
LG