Lidhje

Presidenti i Kirgizisë urdhëron për hetime mbi akuzat për parregullsi dhe mashtrime në zgjedhje


Presidenti i Kirgizisë, Askar Akajev, urdhëroi autoritetet të hetojnë akuzat për parregullsi dhe mashtrime në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Zëdhënësi i zotit Akajev tha se udhëheqësi i Kirgistanit u takua të hënën me kryetarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Gjykatës së Lartë dhe urdhëroi të hetohen akuzat.

Njoftimi u bë pak pasi zoti Akayev tha se ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me opozitën pas protestave njëjavore që kërkojnë dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve të diskutueshme.

Ndërkohë mijëra protestues në mbarë vendin vazhdojnë të ushtrojnë trysni për dorëheqjen e presidentit. Manifestimi më i madh u mbajt në qytetin jugor, Jala Abad, ku morën pjesë 15 mijë vetë. Në qytetin e dytë më të madh të vendit, Osh, demonstruesit morrën nën kontroll një qendër qeveritare duke i detyruar forcat e sigurimit të largohen. //az//

XS
SM
MD
LG