Lidhje

Debat ligjor mbi çështjen Shaivo


Një gjykatës federal amerikan nuk pranoi të urdhëronte rivendosjen e tubit për ushqimin e Terri Schaivos, pacientes 41-vjeçare nga Florida me dëmtime në tru, e cila është vene në qendër të një debati të pazakontë ligjor.

Në vendimin e sotëm, gjykatësi tha se prindërit e zonjës Schiavo, të cilët paraqitën kërkesën, nuk kishin paraqitur prova se liritë fetare të pacientes po dhunoheshin nga heqja e tubit për ushqim.

Avokatët e familjes kishin argumentuar se vdekja e zonjës Schiavo nga mungesa e ushqimit do të ishte mëkat në bazë të besimit të saj si katolike. Shtëpia e Bardhë tha sot se “do të kishte preferuar një vendim tjetër” nga gjykatësi.

Familja e ka apeluar vendimin pranë një gjykate më të lartë. Zonja Schiavo ka qenë në gjendje të vazhdueshme vegjetative që pas një infarkti në zemër në vitin 1990. Ajo nuk ka marrë ushqim ose ujë që kur iu hoq të premten tubi pas vendimit të një gjykatësi të Floridës. Prindërit e saj janë angazhuar prej kohësh në një betejë ligjore me të shoqin e saj i cili thotë se vetë Terri Schaivo i pat pohuar që nuk do të donte të mbahej gjallë në mënyrë artificiale.

XS
SM
MD
LG