Lidhje

Administratori Jessen-Petersen viziton selinë e Natos në Bruksel


Zëdhënësi James Apathurai tha se Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer dhe Administratori Soren Jessen-Petersen diskutuan në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për ndikimin e tyre në të ardhmen e saj e rolin KFOR-it.

Zoti Jessen-Petersen theksoi rëndësinë e përparimit përsa i përket plotësimit të standarteve, sidomos lidhur me lëvizjen e lirë të shtetasve, çështjen e rikthimit të të shpërngulurve, pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucionet vendase, decentralimin etj.

Sipas zëdhënësit, zoti Jessen-Petersen vlerësoi ato që ai i quajti ”sfida që vetë Kosova i ka kërkuar dhe përballuar, madje në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

Ai tha se duhet bërë punë edhe më e madhe në prag të rishikimit të përgjithshëm gjendjes lidhur me plotësimin e standarteve. Megjithatë, sipas zëdhënësit Apathurai, zoti Jessen-Petersen tha se shpreson që bisedimet lidhur me statusin e Kosovës të mund të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zoti Petersen deklaroi se të hënën do të qendrojë në Beogard ku do të bisedojë lidhur me zbatimin e standardeve dhe të decentralizimit në Kosovë.

Zëthënësi thotë se Sekretari i Përgjithshëm i Natos, de Hoop Scheffer, pranoi që dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës është mjaft me rëndësi. Ai dhe Këshilli i Atlantikut Verior shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për Administratorin Jessen-Petersen dhe punën e KFOR-it. Ata theksuan se KFOR do të vazhdojë të luajë rolin e tij tepër të rëndësishëm duke e ruajtur fuqinë e tanishme ushtarake për këtë vit edhe më tej, nëse është e nevojshme. //az//
XS
SM
MD
LG