Lidhje

Bashkimit Evropian: Grup pune mbi bashkëpunimin e Kroacisë me Gjykatën e Krimeve të Luftës


Udhëheqësit e lartë të Bashkimit Evropian ranë dakord për krijimin e një grupi pune që do të vlerësojë nëse Kroacia është duke bashkëpunuar mjaftueshëm me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, para se të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me këtë vend.

Javën e kaluar ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian nuk pranuan të hapnin bisedimet që ishin planifikuar për më 17 mars, pasi Kroacia nuk e kishte përmbushur kushtin për arrestimin dhe dorëzimin në Hagë të gjeneralit Ante Gotovina, i akuzuar për krime lufte.

Grupi i punës do të përbëhet nga përfaqësues të Luksemburgut, që mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, si dhe nga përfaqësues të Komisionit Evropian, Britanisë dhe Austrisë. Ky grup do të vlerësojë se deri në çfarë shkalle Kroacia i ka përmbushur kushtet e caktuara nga Bashkimi Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Prokurorët e Gjykatës së Hagës thonë se Zagrebi nuk ka bërë sa duhet për arrestimin e gjeneral Gotovinës, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit gjatë një ofensive në një rajon të banuar nga serbët në Kroaci. //az//
XS
SM
MD
LG