Lidhje

Shrëder: vendet evropiane nuk ka të ngjarë të bllokojnë emërimin e nënsekretarit amerikan të mbrojtjes për postin e presidentit të Bankës Botërore


Kancelari gjerman Gerhard Shrëder tha se vendet evropiane nuk ka të ngjarë të bllokojnë emërimin e nënsekretarit amerikan të Mbrojtjes Poul Volfovic për postin e presidentit të Bankës Botërore.

Kancelari gjerman u tha gazetarëve në Bruksel se kishte biseduar me presidentin Bush për ta siguruar se Gjermania nuk do të bllokojë emërimin e zotit Volfovic.

Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane e kundërshtuan luftën në Irak për të cilën zoti Volfovic ishte një nga përkrahësit kryesor. Lufta çoi në tensione të ashpra midis Uashingtonit dhe disa kryeqyteteve evropiane.

Disa grupe ndihmash e kanë kritikuar emërimin e zotit Volfovic për të kryesuar Bankën Botërore, por zoti Volfovic thotë se nuk ka për synim ta ktheje këtë institucion në një instrument të politikës së Shteteve të Bashkuara.

Sipas traditës, Shtetet e Bashkuara emërojnë presidentin e Bankës Botërore, ndërsa vendet evropiane zgjedhin drejtorin e përgjithshëm të organizatës tjetër simotër, Fondi Monetar Ndërkombëtar. //az//
XS
SM
MD
LG