Lidhje

Gjykata e Lartë amerikane hedh poshtë kërkesën për apelim në çështjen


Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara hodhi poshtë një kërkesë urgjente për të rivendosur tubin ushqyes tek pacientja me dëmtime në tru në Florida.

Prindërit e Terri Shaivos e bënë këtë kërkesë mbrëmë pasi një gjykatë federale vendosi të hedh poshtë çështjen dhe organi ligjvenës i Floridës vendosi të mos ndërhyjë.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk dhanë ndonjë shpjegim në vendimin e tyre që e shpallën sot. Në Florida, Guvernatori i këtij shteti, Jebb Bush vazhdon të kërkojë lejen e gjykatës shtetërore që zonja Shaivo të kalojë nën kujdestarinë e shtetit.

Guvernatori përmend si argument mendimet e disa mjekëve që nuk janë plotësisht dakort me diagnozën se zonja Shaivo është në gjendje të vazhdueshme vegjetative.

Zonja Shaivo, 41 vjeç, ka mbetur pa ushqim dhe ujë që pas heqjes së tubit ushqyes të premten. Bashkëshorti i saj Michael thotë se ajo nuk do të donte të jetonte në mënyrë artificiale.

XS
SM
MD
LG