Lidhje

Afro 25 për qind e gjermanëve do të donin që të rivendosej Muri i Berlinit


Një anketë e re arrin në përfundimin se afro 25 për qind e gjermano-perëndimorëve do të preferonin që Muri i Berlinit të ndërtohej përsëri, 15 vjet pasi ky mur u rrëzua duke shënuar përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Anketa, e cila u botua sot në gazetën Berliner Morgenpost, tregon se vetëm 12 për qind e gjermano-lindorëve të anketuar do të donin rindërtimin e murit.

Gjermania ka shpenzuar miliarda dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e rrënuar të Gjermanisë lindore, por ende rajoni ish-komunist nuk ka arritur nivelin e pjesës perëndimore të Gjermanisë.

Afro gjysma e lindorëve të anketuar thanë se perëndimi e trajton lindjen si koloni, ndërkohë që më shumë se gjysma e gjermano lindorëve ndjejnë keqardhje për veten.

XS
SM
MD
LG