Lidhje

Rritet vlera e dollarit


Ndërkohë që tregjet financiare përgatiten për një javë intensive me një numër raportesh ekonomike, dollari amerikan pret të rritet në vlerë në tregun botëror.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vlera e dollarit u rrit 5, 5 përqind në tregjet ndërkombëtare - rritja më e madhe e tij nga viti 2001, sidomos në krahasim me euron.

Në Tokio, dollari arriti sot vlerën më të lartë krahasuar me jenin që nga muaji nëntor. Dollari është gjithashtu në pikën e tij më të lartë kundrejt frankut zviceran dhe stërlinës angleze në 6 javët e fundit.

Rritja e vlerës së dollarit në tregjet valutore, e shoqëruar me disa rritje të interesit nga Banka Qendrore Amerikane, pritet të shtojë blerjet nga investitorët e huaj të bonove të Thesarit Amerikan, gjë që pritet të ketë ndikim pozitiv mbi borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG