Lidhje

ODHIR kritikon zgjedhjet në Maqedoni


Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të Maqedonisë, duke thënë se autoritetet nuk i riparuan problemet e konstatuara në raundin e parë.

OSBE-ja tha se votimet u zhvilluan përgjithësisht mirë në disa pjesë të vendit, por probleme të vazhdueshme dhe të përhapura kërcënojnë integritetin e zgjedhjeve.

Sipas OSBE-së, fshehtësia e votimit u shkel në 17 përqind të qendrave të votimit ku u bë vëzhgimi. Ajo njoftoi gjithashtu për më shumë se 30 raste të mbushjes artificiale të kutive të votimit.

XS
SM
MD
LG