Lidhje

Mbi 1 mijë viktima nga tërmeti në Indonezi


Ekipet e shpëtimit po përpiqen t’u vinë në ndihmë mijëra viktimave në ishujt veriorë të Indonezisë të shkatërruar nga tërmeti i të hënës me magnitudë 8,7.

Tërmeti shembi ndërtesa dhe shkatërroi infranstrukturën bazë, duke shkaktuar ngadalësimin e furnizmit me ushqme dhe pajisje të nevojshme për zonat e prekura. Në ishullin Nias, të goditur rëndë, ka mungesa ushqimesh, uji të pijshëm dhe artikujsh të tjerë të nevojshëm. Ka gjithashtu njoftime për plaçkitje nga banorët e uritur që shpëtuan.

Punonjësit lokalë të ndihmave thonë se mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë mjeksore. Australia, Japonia dhe Singapori po dërgojnë sot avionë ushtarakë në Nias me ndihma të shpejta, paisje dhe personel.

Trupat indoneziane dhe ekipet e shpëtimit në afërsi kanë arritur në ishull, për të kërkuar për njerëz që mund të kenë shpëtuar dhe për të mjekuar të plagosurit. Sipas vlerësimeve të zyrtarëve, numri i atyre që kanë humbur jetën nga tërmeti mund të ketë arritur në 1 mijë, por deri tani vetëm disa qindra trupa janë gjetur.

XS
SM
MD
LG