Lidhje

Bullgaria dhe Rumania marrin miratimin e Komisionit Parlamentar të BEsë


Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Bashkimit Evropian miratoi anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Bashkim në vitin 2007, në se këto dy vende zbatojnë me sukses reformat.

Votimi i sotëm nga ky komision, i hap rrugën votës në parlament më 13 prill. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Ollie Rehn tha sot se miratimi i traktateve të anëtarësimit për këto dy vende nuk u garanton atyre hyrjen automatike. Ai tha se traktatet u lejojnë udhëheqësve të Bashkimit Evropian ta shtyjnë anëtarësimin e tyre deri në një vit, në se këto vende nuk zbatojnë reformat në fushat ekonomike, të drejtësisë dhe politike për të cilat kanë rënë dakort.

Shumë anëtarë të parlamentit evropian dëshirojnë të kenë një farë kontrolli mbi procesin e anëtarësimit edhe pas miratimit të traktateve. Komisioneri Rehn i siguroi euro-parlamentarët se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do ti marrin parasysh mendimet e tyre gjatë procesit të anëtarësimit të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG